Rama: Më të vjetrit e PS ku ikën e ku u fshehën kur digjej gjithë Tirana?
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me kritika të ashpra ndaj anëtarëve të këtij forumi, duke u ndalur veçanërisht te figurat më të vjetra të partisë.
Sipas burimeve nga mbledhja, kreu i socialistëve ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj qëndrimit të disa prej anëtarëve të Asamblesë, duke vënë në pikëpyetje angazhimin e tyre në momente të vështira politike.
“Më të vjetrit e PS-së, ku ikën, ku u fshehën kur digjej gjithë Tirana?”, mësohet të ketë deklaruar Rama.
Kritikat e kryeministrit janë drejtuar ndaj anëtarëve të Asamblesë, me një theks të veçantë te ata që kanë qenë prej vitesh pjesë e Partisë Socialiste.
Deklarata vjen në kuadër të diskutimeve të zhvilluara në Asamblenë Kombëtare, ku krahas çështjeve organizative dhe politike, në fokus kanë qenë edhe zhvillimet dhe debatet e brendshme në PS./L.F-dritare.net




