Nga Ministria e Arsimit te Kryeministria, studentët vijojnë protestën në kryeqytet
Dritare.net

Protesta e thirrur nga studentët është zhvendosur para Kryeministrisë, pas marshimit në disa prej akseve kryesore të Tiranës.
Tubimi nisi me bllokimin e Rrugës së Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, dhe vijoi me marshimin drejt Zogut të Zi dhe më pas në zona të tjera të kryeqytetit.
Gjatë protestës, qarkullimi në Zogun e Zi u bllokua. Disa protestues hoqën kangjellat e trotuareve, ndërsa u dogjën kosha mbeturinash dhe u dëmtuan stacione autobusësh.
Pas marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit janë vendosur përpara godinës së Kryeministrisë.
Për mbarëvajtjen e tubimit dhe garantimin e rendit e sigurisë, Policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren.
Përmes megafonit, efektivët u kanë bërë thirrje protestuesve të lirojnë rrugët dhe të mos pengojnë qarkullimin e automjeteve./L.F-dritare.net