Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Senatorja boliviane vetëdeklarohet Presidente

Senatorja boliviane vetëdeklarohet Presidente
Senatorja e opozitës boliviane, Jeanine Anez është vetëdeklaruar Presidente e përkohshme e Bolivisë, pas dorëheqjes së Evo Morales, informon dritare.net.

Deputetët nga partia e Morales bojkotuan seancën, që do të thotë se nuk kishte kuorum për emërimin. Por Anez tha se, ajo ishte në përputhje me Kushtetutën për t'u vetëdeklaruar Presidente dhe u zotua se do të kishte shumë shpejt zgjedhje.

Ish-Presidenti ka ikur në Meksikë ku kërkon azil politik, sepse jeta e tij është në rrezik. Ai dha dorëheqjen të dielën pas disa javësh protesta që shpërthyen pas zgjedhjeve presidenciale./E.B-dritare.net