
Së shpejti transport publik falas, ja cili shtet!
Dritare.net

Kur është marrë vendimi për transportin publik falas, përpara pesë vitesh, Shefi i Zyrës së BE-së tha se është marrë edhe mendimi i qytetarëve. Kjo, sepse është një vendim afatgjatë që s’mund të merret vetëm nga këshilli.
Me transportin falas, duket si humbje financiare për Bashkinë, por nuk është ashtu. Kjo zgjedhje motivon qytetarët të regjistrohen si baronë të Talinit, për të shfrytëzuar transportin falas.
Pyetja është se kush përfiton nga ky shërbim falas?
Ata më të përfituarit janë shtresat e mesme dhe të ulëta, por pse jo dhe ata të pasura. Këto të fundit do mund të përdorin transportin publik për argëtim. Argëtimi i tyre mund të mbërrijë në zonal lokale, dhe paratë e shpenzuara nga shtresa e lartë, lulëzon bizneset e vogla.
Gjithashtu transporti falas në Talin ka arritur të reduktojë trafikun dhe problemet me parkimin.
Duke parë transportin falas në kryeqytet, banorët e qyteteve të tjera bënë të njëjtën kërkesë dhe është marrë vendimi që së shpejti e gjithë Estonia do të udhëtojë falas. Duke u bërë kështu shteti i parë në botë që ofron shërbim transporti pa pagesë. /E.B-dritare.net

















