
Sandër Prosi, sot do të festonte 100-vjetorin
E Hënë 6 Janar 2020, 17:05
Dritare.net

Artisti i popullit, Sandër Prosi lindi më 6 Janar të vitit 1920, në Shkodër. Kreu shkollën e mesme në Tiranë. Shkoi me studime për stomatologji në Austri, por nuk e përfundoi.
Dashuria për artet përcaktoi më vonë drejtimin e jetës së tij. Ishte një muzikant i pasionuar, njohës i disa instrumenteve (violine, kitare, fizarmonike), ku ka luajtur në koncerte të ndryshme në Tiranë, Shkodër etj.
Më 1942 luajti rolin e Vilhelm Telit në dramën Vilhelm Teli të F.Shilerit, shfaqje e cila u ndalua nga ana e autoriteteve fashiste pre qasjen që krijonte me pushtimin e vendit. Aktrimi u bë natyrshëm kështu arti i parapëlqyer i tij./K.C/dritare.net

















