

Përbërësit:
- 400 gr asparag
- 150 gr di proshutë crudo
- 8 domatë të thara të marinuara në vaj
- Djathë Parmigiano
- 20 kokrra ulliri të zeza pa bërthamë
- 2 lugë gjelle capperi
- 4 lugë gjelle vaj ulliri të virgjër
- 1 lugë uthull molle
- Kripë sipas dëshirës
Përgatitja:
Lajeni asparagun dhe eliminoni pjesët e ngurta anash. Gatuajini në avull për 5 minuta. Lërini të thahet dhe pritini në formë diagonale. Pas kësaj, pritini në shirita domaten e tharë dhe proshutën.
Vendosini të gjitha në një enë dhe përziejini. Ndërkohë, vajin, uthullën dhe kripën bashkojeni në një gotë dhe hidhjani në fund sallatës./dritare.net
Ju bëftë mirë!

















