
Rrëfimi tronditës i njeriut të Trump-it për Kosovën: Fitues në 1999 nuk ka qenë NATO, por Millosheviçi
Dritare.net

Por një analizë e këshilltarit për sigurinë të Trump, gjeneralit Raymond McMaster, po bën xhiron e rrjetit në Serbi.
‘Huffington Post Deutschland’, shkruan se McMaster mendon se fitues i luftës në vitin 1999 nuk ka qenë NATO, por Millosheviçi. Sipas analizës së publikuar nga McMaster në vitin 2003, "fushata e bombardimit e NATO-s u kthye në një makth për aleancën".
"NATO u mundua ta mbulojë humbjen me një seri ‘lajmesh false’. Edhee pse NATO deklaroi se ka shkatërruar 450 raketa serbe, në fakt shkatërroi vetëm 20 të tilla. Pavarësisht se u tha se janë shkatërruar 120 tanke serbe, u shkatërruan vetëm 14 të tillë. Pas një fushate prej 78 ditësh, shoqëruar nga 40 mijë fluturime, nuk u shkatërrua as 5 përqind e makinerisë luftarake serbe. Zyrtarët e NATOs fërkuan sytë me mosbesim kur në fund të luftës panë se si e gjithë flota ajrore serbe doli e paprekur nga një hangar në Prishtinë dhe nisi udhëtimin për në Beograd. Ishte një dështim i teknologjisë më të avancuar në planet ndaj improvizimeve serbe. Sa herë një avion spiun i NATO-s fluturonte mbi pozicionet serbe, ata fshihnin tanket e makineritë ushtarake dhe nxirrnin në pritë tanke kartoni. Lokalizimi i serbëve ishte i vështirë edhe për shkak se mbrojtja ajrore serbe i detyronte avionët e NATOs të fluturonin mbi 15000 këmbë lartësi. Edhe radarët serbë ishin shumë të vështirë për t’u pikasur, pasi fshiheshin në gropa, duke shënuar kështu një dështim spektakolar të NATOs. Edhe më e rëndë bëhet situata, po të mendosh se Serbia kishte shumë spiunë brenda aleancës. Një tjetër dështim ishte vendosja e helikopterëve Apache në Shqipëri. Pista ku u vendosën ishte me baltë dhe ujë të ndenjur. Fluturimi i parë i testimit solli rrëzimin e dy pilotëve dhe fluturimet natën ishin të vështira për shkak të terrenit malor dhe mungesës së mbështetjes tokësore. Por përse erdhi dorëzimi i Millosheviç? Jo vetëm prej kërcënimit se do ndërhyhej me trupa tokësore, por më së shumti për shkak se Moska tërhoqi mbështetjen ndaj Millosheviç, duke sjellë kapitullimin e tij",-shkruan McMaster.

















