Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rekordi i FRESSH: Kampi i Kampionëve mbledh 2200 të rinj në Jal

Rekordi i FRESSH: Kampi i Kampionëve mbledh 2200 të rinj në Jal
Rreth 2200 të rinj socialistë janë mbledhur në Jalë në kampingun më të madh të zhvilluar ndonjëherë. Nën organizimin e kryetarit të FRESSH Eljo Hysko jo më kot ai është cilësuar edhe Kampi i Kampionëve.

Ai ka nisur më 16 Korrik dhe do të mbyllet më 23 Korrik. Por gjatë këtyre 7 ditëve do të ndodhin një kombinim aktivitetesh që do të kenë për protagonistë të rinjë:

1. Festa në darkë. Përfshihen edhe aktivitete të tipit me muzikë tradicionale shqiptare nga artistët e rinj të FRESSH ose Stand up Night me humor dhe barcaleta nga përfaqësues politikë;

2. Aktivitete sportive si gara noti, volley, ping pong, etj.

3. Takime në bazë qarku me përfaqësuesit politikë, për të diskutuar rreth një platforme rinore të FRESSH e cila do të jetë gjithëpërfshirëse për 4 vitet e ardhshme.

Por këto ditë të rinjve të FRESSH, që ishin forca gjeneratore e PS në fitoren e 25 Qershorit, u janë bashkuar edhe Drejtuesit Politikë të Qarqeve, duke konfirmuar mbështetjen e tyre për rininë.

Vlen të theksohen emrat e Ditmir Bushatit, Milva Ekonomit, Blendi Klosit dhe Lindita Nikollës. Ndërsa pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Kryeministri Edi Rama.

Në të njëjtën kohë me Kampin e Kampionëve ndodh edhe Kampi Veror i IUSY 2017, i cili sjell të rinj nga gjithë bota dhe ka përfaqësi të FRESSH dhe LRI. /Lexo.al