
Regjisorja e teatrit për Bes Kallakun: Bravo, nuk iu lute askujt. I gjete vetë paratë…
Dritare.net

"Besi dhe shembulli që po na jep! Besi realizoi filmin e tij të parë. Besi nuk i mori paratë nga qendra e filmit. Besi i gjeti paratë vetë, me sponsora privat për të realizuar atë që kishte kohë madje vite që flinte në sirtar. Dikush e quan komerc. E ku qëndron problemi këtu?
A nuk është zgjuarsi të gjesh se çfarë kërkon publiku? Publiku, pra unë, ti, prindërit tanë, njerëzit tanë, janë të tejmbushur me stres dhe ku ka më mirë se t'i ofrosh njerëzve diçka për t'u larguar nga realiteti, qoftë edhe për dy orë”, shkruan Doresi në Facebook, informon dritare.net.
Më tej ajo tregon se Besi ka mbaruar për Regji Teatri.
“Ky djalë është i diplomuar nga një shkollë arti. Mos e harroni”, thotë ajo.
Regjisorja e teatrit shkruan se mbi gjithçka, Besi po jep një shembull të shkëlqyer vetëmenaxhimi, informon dritare.net.
“Ai nuk i kërkoj askujt ndihmë as këtu. Flas atë ndihmën që secili prej nesh e ka bërë : Do ma postosh pak posterin? Do ta shpërndash pak postimin e fundit? Jo. Besi ashtu siç bëri filmin e tij të parë VETË, ashtu edhe po e menaxhon. Edhe..më falni, por ai po ia del shkëlqyeshëm. Gjë që më bëri të ndihesha vërtetë krenare për ty Bes.
Vazhdo mbushi sallat dhe dhuroji shqiptarëve disa momente humori. Ne kemi nevojë për të qeshur, gjë që ti di ta bësh mirë, si dikur në muret e Akademisë së Arteve”, përfundon Doresi./ J.H, Dritare.net

















