
Receta e biskotave me portokall, që duhet të përgatisni sot!
E Enjte 16 Janar 2020, 10:10
Dritare.net

Përbërësit:
- 100 gram gjalpë (temperaturë ambjenti)
- 130 gram sheqer
- 400 gram miell
- 1 vezë
- Gjysmë pako fryrës ëmbëlsirash
- Lëngu i dy portokalleve
Përgatitja:
Rrihni gjalpin me sheqerin, shtoni vezën pastaj shtoni dhe lëngun e portokallit dhe përzieni me rrahës. Më pas shtoni dhe miellin dhe fryrësin derisa të bëhet brumi. Punojeni me duar mirë e mirë, bëjeni top, mbulojeni me celofan dhe lëreni në frigorifer për një orë. Pasi të kalojë ora, nxirreni nga frigoriferi, formoni toptha dhe lyejini me sheqer pluhur. Futini në një tavë dhe piqini në furrë n e nxehur 180 gradë, për 15 minuta./E.B-dritare.net

















