

Ka pretendime që shqiptarët e kanë paguar një herë këtë rrugë, prandaj nuk kanë pse paguajnë prapë. Dua t’ju kujtoj se mua nuk më kanë dhënë kokërr leku. Të marr edhe une nje here leket e mia si Majko, Berisha e Basha, pastaj shohim e bëjmë.
Por nuk është vetëm kjo arsyeja. Nuk duhet të lëmë pa përmendur efektet sociale qe ka kjo taksë. Kjo së pari shërben që kuksianet dhe tropojanet mos të kthehen prapë në vendlindje. Tashmë ata, përfshirë Flamur Nokën dhe Sali Berishën, jane kryeqytetas, me hir a me pahir.
Lidhur me akuzën se nuk ka rrugë alternative, e vërteta është që rrugë alternative ka. Mos shpifni. Ka shtigje dhie, sa të duash, mundesi varjeje ose ngjitje me litar në pjeset e pakalueshme. Për këtë do hapim kurse alpinizmi me PPP.
Kush nuk do të paguajë taksen, ka prapë alternativë të shkoje nga Kukesi në Rrëshen duke udhëtuar në itinerarin Kosovë-Maqedoni-Qafë Thanë, e pastaj e dini rrugën për Rrëshen.
Mund ti bini edhe në itinerarin Kosovë-Mal i Zi, Tivar-Durrës me anije dhe pastaj Rrëshen. Për mos folur për linjën Kukës-Prishtinë-Vjenë-Rinas-Rrëshen. Pra alternativa ka.
Gjithsesi kuksianet e kanë aeroportin. Mund të blejnë aeroplanë dhe bëjnë fluturime Kukës-Rinas, dhe kështu shmangin taksën e rrugës
Politika jonë për mbjelljen e hashashit që solli rënien e euros kishte pikërisht këtë si qëllim që kuksianët mos dëmtoheshin në kursin e këmbimit ose që karburanti t’ju kushtojë më lirë kur i bien nga Kosova.
Nuk duhet të ankoheni. Së shpejti do të vendosim taksën edhe për rrugët e tjera, kështu që të mendoheni dy herë para se ti hipni makinës./dritare.net

















