Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama paralajmëron nga Selenica fundin e protestës së PD: Më 18 qershor do t'i ...

Rama paralajmëron nga Selenica fundin e protestës së PD: Më
Kryeministri Rama nuk ka qëndruar sot në Tiranë për të parë protestën e PD, por ka vazhduar me takimet e tij elektorale. Ai ka zhvilluar një miting në Selenicë. Gjatë fjalës së tij, Rama dha një mesazh për çadrën e opozitës dhe kauzën e tyre.

“Treguam se vendosmëria jonë është ajo çka i duhet Shqipërisë për të hapur një faqe të re në historinë e saj. Ndërkohë ata që janë ngujuar në bunkerin prej plastmasi për turpin e tyre nga frika e drejtësisë, është vërtetë dëshpëruese të shohësh një parti që lindi nga shpresa e madhe për Shqipërinë si gjithë Evropa të pushtojë bulevardin e të ngujohet aty për t'i ndërprerë rrugën aspiratës së popullit për drejtësi, qytetarëve të zakonshëm për të gjetur drejtësi, të ardhmes duke u bërë barrikadë për të mos lejuar çlirimin përfundimtar të vendit nga diktatura e korrupsionit në drejtësi”,­ tha Rama, duke shtuar se më 18 qershor do të zmbrapsen të gjithë ata që e kanë bllokuar Vettingun.

“Duhet të provojnë që vendimet e tyre kanë qenë në përputhje me ligjin e në rast të kundërt do duhet të përgjigjen për shkelje të Kushtetutës, për grabitjet e pronës, për shkeljet pa kriter e pa karar, i ka mbledhur bashkë në bunkerin e turpit ata që drejtojnë PD dhe ata që vazhdojnë të qëndrojnë në krye të sistemit të drejtësisë, janë të lidhur si mishi me thoin, por të jeni të bindur se në 18 qershor ne do ti zmbrapsim një herë e përgjithmonë, të jeni të bindur se bllokimi i vetingut për të çliruar drejtësinë do mbarojë në 18 qershor, parlamenti i ri do votojë zhbllokimin brenda këtij viti. Ata që e kanë marrë peng le të shkojnë përpara drejtësisë së re, për mëkatet e krimet qe kane bere”, tha Rama.