Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama firmos vendimin, Piro Misha drejtori i ri i Bibliotekës Kombëtare

Rama firmos vendimin, Piro Misha drejtori i ri i Bibliotekës Kombëtare
Pas dorëheqjes së ish-drejoreshës së Bibliotekës Kombëtare, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, shpalli konkursin për këtë pozicion, dhe emri që i çoi kryeministrit Rama, ishte ai i Piro Mishës.

Rama ka firmosur vendimin, për ta emëruar drejtor të ri të Bibliotekës Kombëtare.

Misha është një nga emrat e njohur të letrave shqipe, përkthyes, publicist, botues, autor i disa librave, njeri i angazhuar në çështje me ndjeshmëri qytetare.

Ai zëvendësoi Persida Asllanin, e cila e mbajti këtë pozicion për 5 vjet. Kjo e fundit dha dorëheqjen, duke zgjedhur mes postit të drejtores së BKSH-së dhe karrierës akademike, këtë të fundit. Ajo i është rikthyer me kohë të plotë Fakultetit të Histori Filologjisë.

V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Piro Misha emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./E.B-dritare.net