Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

QSUT duhet mbyllur/ Vasili thirrje Ramës: Lërja në dorë specialistëve

QSUT duhet mbyllur/ Vasili thirrje Ramës: Lërja në dorë
Sot kryeministri Rama, inspektoi godinat në qendrën spitalore ‘Nënë Tereza’ pas tërmetit të 26 nëntorit, së bashku me ministren e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në lidhje me këtë çështje, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, tha se pas verifikimit të institutit të ndërtimit, në godinë nuk duhet të zhvillohet aktiviteti derisa të riparohet. Ai i bëri thirrje Ramës, që këtë çështje t’ua lërë në dorë specialistëve.

“A mund të bëhen shaka e lojëra të tilla me objekte kaq delikate si shkollat e spitalet ku hyjnë me mijëra njerëz? Kjo është situatë skandaloze, qeveria s’ka përgjegjshmëri edhe kur bëhet fjalë për jetë njerëzish.

Shaka të tilla me jetë njerëzish mos bëj, boll më. Sot inspektimet duhet të jenë rigoroze, shteruese dhe garantuese.

Përgjegjësi shumë e madhe duhet të jenë edhe projektet e rehabilitimit dhe rigarantimit të sigurisë. Rama të mbyllë gojën e të pushojë e tua lërë në dorë specialistëve”, tha Vasli./L.F-dritare.net