Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pukë/ Përmbyset Vinçi, një person humb jetën, tjetri plagoset

Pukë/ Përmbyset Vinçi, një person humb jetën, tjetri
Një ngjarje e rënë është shënuar sot në Pukë-Shkodër, dhe për pasojë ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Gomsiqes”

https://www.youtube.com/watch?v=g9g4hSkfROA&feature=player_embedded

‘BalkanWeb’ raporton se një vinç është përmbysur në rrugë, e për pasojë një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër që ka qenë në mjet është plagosur. Burime zyrtare thonë se viktima ndodhet poshtë mjetit targe AA 706AV, është shtetasi Fredi Fishta. Ndërkohë, pasagjeri, Gent Ndoci ka mundur të dalë nga mjeti, ndërsa ka shpëtuar pa pasoja të mëdha.  Aktualisht në vendin e ngjarjes janë forca të zjarrfikëses dhe policia, të cilat po tentojnë që të lëvizin mjetin dhe të nxjerrin prej aty viktimën. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vinçit i janë dëmtuar frenat, duke shkaktuar kështu tragjedinë./Balkanweb