Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PS: Kur Kastrati i jep lekë kunatit të Bashës, quhet i ndershëm, kur ndërton rrugë, quhet oligark

PS: Kur Kastrati i jep lekë kunatit të Bashës, quhet i
Partia Socialiste përmes deputetes Elisa Spiropali ka  reaguar për herë të dytë brenda dy ditëv në lidhje me biznesmenë që sipas PD, janë oligarkë dhe të inkriminuar.

PS, ditën e sotme ka marrë shembull biznesmenin Shefaqet Kastratin, që sipas tyre, kur ai i jep lekë kunatit të Bashës, quhet i ndershëm, ndërsa kur ndërton rrugë quhet oligark dhe i inkriminuar.

Sipas të dhenave, kunati i Bashes ka perfituar pothuajse 100 milionë lekë nga tre kompani të zotëruara prej grupit “Kastrati”, por nuk eshte sulmuar kurre nga Basha.

Deklarata e plotë për shtyp :

Prej tre ditësh, Lulzim Basha refuzon që të përgjigjet për pyetjet e ngritura nga opinioni publik rreth skemës së tij të gjobëvënies.

Kjo heshtje konfirmon atë që thuhet prej kohësh brenda Partisë Demokratike, se e gjithë opozita është vendosur në shërbimin personal të familjes së Lulzim Bashës, konkretisht në shërbim të kunatit Erjon Isufi.

Strategjia që Lulzim Basha përdor është e qartë: sulmo sipërmarrësit për të vjelur taksën e kunatit. Kur nevojiten më shumë lekë, Luli i sulmon me emër, në media.

Dje, ju bëmë me dije se si vetëm brenda një viti, kunati ka marrë prej kompanisë “Gener 2” mbi 220 milionë lekë.

Sot, sjellim një rast tjetër.

Gjatë të njëjtës kohë, kunati ka përfituar pothuajse 100 milionë lekë nga tre kompani të zotëruara prej grupit “Kastrati”.

Kjo është vetëm “maja e ajsbergut”, pasi firmat e kunatit përfitojnë prej 10 vitesh një “taksë” të përvitshme prej këtij grupi.

100 milionë lekë, për kunatin dhe Lulin që kanë arkëtuar deri më tani mbi 11 milionë euro me “perandorinë” e tij të gjobëvënieve mbase janë pak, por sot kreu i opozitës i duhet t’i përgjigjet kësaj pyetje:

Përse kur Shefqet Kastrati paguan me qindra milionë lekë për kunatin e Lulit ai është një sipërmarrës i ndershëm, ndërsa kur kryen punë publike, duke hapur vende të reja pune, ai qënka një “oligark” i inkriminuar?

Rasti i Kastratit apo “Gener 2” nuk është i izoluar. Ditë pas dite do t’iu sjellim raste të reja që vërtetojnë atë që në Partinë Demokratike thuhet hapur qysh kur Basha u bë kryetar.

Luli nuk e ka hallin as tek njerëzit, as tek opozita, por te xhepi i tij dhe i kunatit të tij. Prandaj, edhe kjo fushatë e fundit e Lulit nuk është asgjë më shumë se sa zhvatja e radhës ndaj sipërmarrjes.

Synimi i Lulit është vetëm një, paguaj kunatin, që të ndalojë akuzat në media!/ I.M-Dritare.net