Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PS e Tiranës organizon festën e fundvitit, ja si ishin veshur deputetët!

PS e Tiranës organizon festën e fundvitit, ja si ishin veshur
Partia Socialiste ka mbledhu mbrëmjen e së martës, gjithë përfaqësuesit e saj dhe ka organizuar festën tradicionale të fundvitit.

Agim Rama, fotografi i Kuvendit ka publikuar disa nga momentet e festës. Në këto foto shihet prezenca e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, si dhe deputetë të tjerë të PS, Blerina Gjylameti, kryetarja e re e PS për Tiranën etj.

Ndërsa ra në sy mungesa e Saimir Tahirit, i cili dje triumfoi ndaj urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kërkoi bllokimin e pasaportës dhe kartës ID për t’i ndaluar atij daljen jashtë shtetit./L.P./Dritare.net