Protestuesit sulm me gurë Ministrisë së Arsimit dhe efektivëve, ndërhyhet me gaz lotsjellës!
Saturday 17 October 2026, 13:01
Dritare.net

Tensionet janë përshkallëzuar në ditën e pestë të protestës para Ministrisë së Arsimit. Protestuesit e maskuar kanë sulmuar me gurë godinën e ministrisë dhe efektivët, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për t'i shpërndarë. Protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërsa kanë shkulur kangjellat anës rrugës dhe i kanë vendosur në mes të saj, duke krijuar një lloj ‘bllokade’ përballë policisë. Më herët, protestuesit i vunë flakën edhe një valixheje, si simbol i emigrimit, dhe e hodhën brenda oborrit të Ministrisë së Arsimit.