Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Protesta/ Haliti:Jam me studentët, jo me ata me maska që bëjnë dhunë!

Protesta/ Haliti:Jam me studentët, jo me ata me maska që

Piktori dhe pedagogu Helidon Haliti thotë se protestat janë “gjëja më e bukur që i ka ndodhur Shqipërisë”, por shprehet i shqetësuar për ata që, sipas tij, kanë dalë në rrugë me maska, ashtu si në vitin 1997.

I ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në Dritare TV, Haliti tha se nuk e ka problem protestën, por “të njohurit e panjohur”.

“Më shqetësojnë ata që në 97-ën i thoshin ‘ata me maska’. Maskat u kthyen prapë në rrugë, në një mënyrë ose në një tjetër. Në Europë nuk e lënë të trashet zullumi”, tha ai.

Haliti e përshkroi situatën si një ndeshje ku nuk ka fitues. “Kur luan Shqipëria kundër Shqipërisë, je në dilemë, nuk di çfarë të bësh. Këtu nuk ka fitimtarë, ka vetëm të humbur”, u shpreh ai

Si pedagog, ai deklaroi se është “100%” me studentët, por nuk dëshiron të shohë dhunë. “Studentët tanë janë vërtetë shumë të edukuar. Në momentin që ngrihen, duhet të ulesh dhe t’i dëgjosh”, tha ai, duke shtuar se studentët e tij i çon “për peizazh, jo për protestë”.

Piktori foli edhe për plagët e pashëruara të së kaluarës. “Shumë njerëz janë dënuar për krimet e 97-ës, ndërkohë që asnjë politikan nuk është dënuar. Këtu është plaga e hapur”, deklaroi ai.

Në fund, ai u bëri thirrje studentëve të mbrojnë pronën: “Studentët i dinë vetë hallet e veta, por duhet të mbrojnë pronën private, sepse për atë luftuam ne”./E.P-dritare.net