Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë! Tensione mes protestuesve dhe uniformave blu
Saturday 31 October 2026, 18:06
Dritare.net

Edhe protesta e sotme në Tiranë është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Për disa momente, situata është qetësuar, por përplasjet kanë rinisur sërish, me protestuesit që kanë hedhur gurë dhe bomba molotov në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me autobotët e ujit me presion.

Një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen ishte rrëzimi i një droni që dyshohet se i përkiste Policisë së Shtetit. Pajisja, e cila po filmonte protestuesit nga ajri, ka përfunduar në tokë pasi është goditur nga turma./L.F-dritare.net