Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Albin Kurti: Nuk është VV pas protestave. Ne duam Shqipërinë në BE

Albin Kurti: Nuk është VV pas protestave. Ne duam Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e LVV ka folur për protestat që po zhvillohen në Tiranë. Kurti ka thënë se këto zhvillime Kosova i përcjell me shqetësim e përgjegjësi.

“Shqipëria që nga maji ka qenë e përfshirë në protesta. Tash në tetor pati përplasje mes protestuesve e forcave të rendit. Shqipërinë e duam gjithmonë. Zhvillimet atje i përcjellim me shqetësim, kujdes e përgjegjësi, e gjithsesi me dashuri”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se progresi demokratik në Shqipëri është përgjegjësi historike dhe duhet dëshmuar që shqiptarët dinë të ndërtojnë drejtësi e demokraci që i qëndron trysnisë së kapitalizmit dhe nuk i përkulet oligarkisë.

“Përparimi demokratik atje është përgjegjësi historike kombëtare. Është e rëndësisë jetike që ne shqiptarët të dimë të ndërtojmë drejtësi e demokraci që i qëndron trysnisë së kaptializmit dhe qeverisje që nuk i përkulet oligarkisë.

Unë kam parë me habi zëra të ndryshëm që janë përpjekur t’ia faturojnë VV-së këto protesta në Shqipëri. Por, ne jemi forcë qeverisëse e jo protestuese. Edhe kur kemi qenë forcë protestuese, protestave iu kemi dalë në ballë e s’kemi qëndruar anonim. Kemi ndenjur larg instrumentailizimeve.

Ne jemi në krye të Qeverisë së Kosovës, dhe Kosova s’do të jetë kurrë rivale e motrës së saj. Ne gëzohemi për avancimin e Shqipërisë drejt BE-së”, tha Kurti./L.F-dritare.net