Nis protesta pas incidenteve te Komisariati nr. 3, Arben Kola: Nuk sulmuam ne!
Dritare.net

Pavarësisht incidenteve të dhunshme të regjistruara një natë më parë pranë Komisariatit nr. 3, protesta kundër qeverisë vijon edhe sot me të njëjtin itinerar. Organizatorët janë distancuar publikisht nga aktet e dhunës, duke theksuar se autorët e përplasjes me policinë nuk kanë qenë pjesë e grupit nismëtar të tubimit dhe se protesta do të vazhdojë në mënyrë paqësore.
“E deklarojmë se protesta deri në fund do të jetë paqësore pavarësisht investimit të qeverisë apo segmente pranë qeveris që ka të bëjë me oligarkinë dhe mafien që nxisin të rinjtë e të reja për të pasur dhunë. Ne jemi deklaruar hapur, e thamë dhe mbrëmë, që protesta mbaroi këtu, kush ka dëshirë të qëndrojë. Ajo që kanë qëndruar mbrëmë janë elementë të sponsorizuar nga qeveria. Sado të mundohet kjo palo qeveri nuk do ia dalë. Çdo tentativë për ta njollosur protestën, nuk do të arrihet. Asnjë nga ato që ka ushtruar dhunë mbrëmë nuk është pjesë e grupit nismëtar të protestës”, tha Arben Kola.