Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Princi George ka një nofkë të adhurueshme, për babin e vet

Princi George ka një nofkë të adhurueshme, për babin e vet
Princi George nuk i referohet Dukës së Kembrixhit si "baba", apo ‘babi”. Në vend të kësaj, princi i vogël përdor një nofkë tjetër. Ndërkohë që princi Uilliam ka titullin Duka i Kembrixhit, një titull zyrtar mbretëror, ky rregull nuk vlen për fëmijët e tij.

Së fundmi, gjatë një angazhimi publik, një fans i familjes mbretërore dëgjoi princin George t’i thërriste të atit me emrin “pops”, ( është një emër informal, që amerikanet e përdorin në vend të baba, ose babi’, që tregojnë adresimin ndaj babait, informon dritare.net

Revista People shkruan se, një  person e dëgjoi këtë term gjatë vizitës së mbretërorëve, në Klubin e Futbollit Leicester.

Kate tha se Uilliami do të  luante futboll me fëmijët dhe George iu kthye të atit : “Do të luajmë futboll nesër, pops?”

Princi Uilliam nuk shqetësohet nga mënyra si e thërret i biri, pasi princi George të atit i ka ngjarë përsa i përket nofkave. Njëherë, kur ishte i vogël, u dëgjua kur Uilliam tallej me mbretëreshën Elizabet, duke i thirrur “shtizë”,  “Unë jam shtiza”./K.C/dritare.net