
Hapja e kufijve tokësorë/Rama: Kam një mijë të meta, por nuk gënjej!
Dritare.net
Sot vendi ka hapur kufijtë tokësorë. Në lidhje me këtë çështje kryeministri Edi Rama, ka shkruar se premtimi i dhënë se do të jemi të parët që do të hapim kufijtë, u mbajt sot. Unë kam një mijë e një të meta, shkruan Rama, por nuk gënjej.
"Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!"e kur thosha jo s'i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM! Dhe mos keqkuptohemi, s'e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”, shkruan Rama në Twitter./L.F-dritare.net

















