Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Pesë sfilata dhe një finale me ovacione: Elton Ilirjani shkëlqen në New York Fashion Week

Elton Ilirjani e mbylli këtë sezon të New York Fashion Week me një bilanc mbresëlënës: pesë sfilata, pesë interpretime të ndryshme dhe një finale mes ovacionesh.

Rrugëtimi nisi me Poet-Lab dhe koleksionin REMEMBER, ku një pjesë e prezantimit iu kushtua ikonës shqiptare Parashqevi Simaku. Më pas, Ilirjani u shfaq në pasarelat e Maison de Arabasque dhe Malan Breton, ku spikati veçanërisht me një look me frymë kauboj.

Në Story Wear Continues, krijuar nga një prej stilistëve më të njohur të skenës së modës në Tajvan, ai u përshtat me një univers krejt tjetër estetik, duke dëshmuar edhe një herë aftësinë për të interpretuar stile të ndryshme.

Kulmi erdhi në ditën e fundit të NYFW, në sfilatën One Night in Bangkok të TARMAFIA, stilistit me bazë në Bangkok. Dalja e Elton Ilirjanit u prit me ovacione, brohoritje dhe reagime të forta nga publiku, ndërsa ai u cilësua si “the star of the show”.

Pesë sfilata, pesë estetika dhe një finale e fuqishme në qytetin që Elton Ilirjani vazhdon ta quajë shtëpinë e tij: New York-un./dritare.net