Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përshkallëzohet protesta në Bulevard, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Përshkallëzohet protesta në Bulevard, përplasje mes

Situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është përshkallëzuar, ku protestuesit po sulmojnë me gurë efektivët e policisë, pavarësisht përdorimit të ujit dhe gazit lotsjellës nga ana e forcave të rendit.

Protestuesit, të shumtë në numër, po përdorin gjithashtu fishekzjarrë, ndërsa në rrugë janë shpërndarë pllaka të shumta. Bulevardi është kthyer në një zonë përplasjesh të forta.

Situata është rënduar edhe më tej pas djegies së një makine me targa franceze, e cila dyshohet se është përfshirë nga flakët pas hedhjes së bombave molotov. Një re e dendur tymi të zi ka mbuluar zonën, ndërsa flakët nuk janë shuar pavarësisht ndërhyrjes së autobotit të ujit.

Disa protestues vijojnë të përdorin fishekzjarrë në drejtim të efektivëve, ndërsa tensionet në bulevard mbeten të larta./L.F-dritare.net