
Perez dorëzohet, Tottenham kërkon 250 milionë euro për Harry Kane
Dritare.net

Anglezi ka qenë në formë mahnitëse për klubin dhe kombëtaren e tij gjatë vitit 2017, duke shënuar 45 gola në 40 ndeshje.
Paraqitje të tilla të shkëlqyera me gola kanë çuar në lidhje të pashmangshme me Real Madridin, me raportet në Spanjë që kanë pohuar se Perez kishte filluar bisedimet me “Spurs” pas barazimit 1-1 mes dy klubeve në Ligën e Kampionëve transmeton Dritare.net
“Nënshkrimi me Harry Kane nuk ka kaluar nëpër kokën time, ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe përveç kësaj është i ri, – tha Perez për “Cadena COPE”, raporton telesport. Ai ka shumë vite për të përparuar, por ne jemi të kënaqur me Benzema dhe me të gjithë ekipin.
Unë nuk e kam pyetur presidentin e Tottenhamit për çmimin e Kane, sepse do të më kishte thënë se ka vlerën e 250 milionë eurove”. “Spurs” do të luajnë kundër Real Madridit në “Wembley” javën e ardhshme, në kuadrin e Ligës së Kampioneve./D.M-Dritare.net

















