
Meta i shpjegon Berishës bisedën me Yuri Kim
Dritare.net
Berisha: Ilir, a ke dëgjuar për instalacionin që do montojë Edvini pas Kryeministrisë? Është lajm i mirë shumë
Meta: Pse doktor?
Berisha: Aaa, kjo është pozitive pasi na jep një arsye që të vendosim gardhin, që po ta kalosh, të qëllon Garda.
Meta: Po atëherë duhet të kërkojmë tender të hapur doktor, ku të marrin pjesë edhe firmat tona.
Berisha: Ilir, kjo është diçka artistike dhe ata tujt nuk para marrin vesh nga këto punë.
Meta: Po me arka dhe kanaçe është doktor. Ne, si parti ekologjike, që kemi pasur edhe Ministrinë e Ambientit jemi të fushës!
Berisha: Ilir, lere këtë punë se përndryshe do dal ta shaj.
Më thuaj pak çfarë the me Yurin?
Meta: Gjëra të përgjithshme doktor
Berisha: I the që unë nuk pranoj ta takoj pa më kërkuar falje?
Meta: Nuk mu duk se e kishte mendjen tek ty
Berisha: Ça tha ndonjë gjë tjetër?
Meta: Më tha që ki kujdes mos bësh koalicione me njerëz të padëshiruar
Berisha: E ka pas llafin për Qifen
Meta: Më tha që nuk duhet të bashkohem me asnjë non-grata
Berisha: Atëhere e hidhka llafin për Tomën
Meta: Jo po e kishte për Gjushin dhe hoxhën e Unazëz së Re. Për ty e kishte o doktor.
Berisha: E ti çfarë i the?
Meta: I thashë që Amerikën e kam në zemër.
Berisha: Ashtu ë? E paska harruar atë punën e Malit me Gropa. Shumë bukur. Se ne jemi demokratë të vërtetë. Kështu që po të pyeti se kush do jetë kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës, thuaj që nuk e dimë pasi do bëjmë zgjedhje brenda partisë
Meta: Po sikur e kishim lënë që do isha unë!
Berisha: Ilir, shiko, se me atë punën e Malit me Gropa më ke futur dyshimin që ke qënë me Sigurimin. Se ata e përdornin kur bëja unë revolucionin demokratik. Prandaj ta lemë për këtë rradhë, sa të mësohet populli me idenë.
Meta: Dakort doktor. Po shkoj të kandidoj në Çepan, se ata nuk e kanë problem./dritare.net

















