Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Berisha shpjegon pse nuk shtron iftar 

Berisha shpjegon pse nuk shtron iftar 
Të dashur miq!
Kohët e fundit kam presione nga familja që të shtrojmë edhe ne iftar. Ata më thonë që kjo shërben për të larë mëkatet, për të marrë vota nga myslimanët dhe për të qenë prezent në media.
Tani dua të sqaroj sipas radhës:
Së pari, mëkatet e mia nuk ka lumë e det që i lan. Madje kam filluar të mendoj që nuk janë mëkate, por virtute. I kam bërë të 99-ta. Kam vrarë, kam vjedhur, kam sharë, kam përgojuar aq shumë saqë nuk ka shejtan që ma kalon, dhe ja ku jam, shendosh si kokrra e mollës. Madje në një bisedë që pata me xhebrailin një natë kur më erdhi në gjumë, më tha që kur të shkoj në atë botë të hap një kurs për shejtanët e tij, pasi janë zbutur shumë, më tha.
I thashë që do ta bëja me kënaqësi, por kam edhe ca punë në këtë botën e të gjallëve, sa t’i nxjerr ujin e zi tamam.
Gjithsesi i thashë që shejtanët e tij mund të marrin pjesë në mitingjet e mia ose kur mbaj fjalime në Parlament që të përditësohen me fjalorin. Kurse për vrasje, hedhje në erë, duhet të presin pasi kam ende punë këndej.
I sqarova këshilltarët e mi edhe për punën e votave që marrkemi duke u shtirur si myslimanë të mirë kur shtrojmë iftar. Puna është që gjysma e besnikëve të mi, janë nga ata që kanë prishur kisha e xhami në ‘67-ën dhe vështirë se i beson njeri kur hanë në tavolinat e iftarit. Madje unë kam filluar dhe nuk shkoj më për vizita as në kisha e as në xhami se më hipin të kruarat. Specialistët thonë që duhet të gjej ndonjë ekzorcist dhe të nxjerr djallin që kam brenda meje, por unë nuk i besoj këto punët e fesë. Kur nuk gjeti gjë Enver Hoxhën që rrafshoi kisha e xhami e qethi gjithë popët dhe hoxhallarët, pse do më gjejë mua.
Kurse kjo puna që të harxhoj para që të jem prezent në media, më duket punë axhaminjsh. Unë i fus një të sharë pa lek familjes së Edit dhe ja ku bëra lajm. Thonë që njeriu nuk duhet të merret me të vdekurit, por unë pa iu tundur eshtrat në varr prindërve, gjyshërve, stërgjyshërve e katragjyshërve të gjithë kundërshtarëve të mi, nuk më zë gjumi natën.
Dhe ta keni parasysh që po të kishte Zot apo Allah, do më kishte çuar mua ndonjë paralizë në gojë me gjithë këto të shara që bëj në këtë muaj të shenjtë që u dashka të jemi më të mirë, e prapë nuk më gjen gjë. Ndaj nuk harxhoj asnjë lek për iftar./dritare.net