Na ndiqni edhe në

Opinione

A duhet retushuar historia?

A duhet retushuar historia?

Nga Auron Tare

Heqja e Yllit nga Flamuri gjatë periudhës së Berishës së parë ishte pjesë një debati midis specialistëve të Trashëgimisë Kulturore. Koha menjëherë pas rënies së komunizmit mund ta justifikonte disi këtë retushim historik në një prej veprave më madhore artistike të periudhës së realizmit socialist. Ndërkohë heqja fare e Yllit të madh pas figurës së gruas dhe heqja e Librit nga dora e punëtorit në Mozaik ishte një ndërhyrje që i hiqte një pjesë të mirë të kuptimit kësaj vepre të realizmit socialist. Restaurimi i pritshëm me një fond të Bashkimit Europian e konsolidoi veprën nga gjendja strukturale por nuk ktheu pjesët e hequra me pa të drejtë nga një vepër që i përket një epoke tashmë të përfunduar. A duhet retushuar historia në këtë mënyrë? A duhet që periudha post komuniste të veprojë me të njëjtin standart si praktikat e periudhës komuniste e cila retushonte historinë përpara saj? A ka rrezik që ashtu si brezi i lindur dhe rritur në komunizëm cili e mësoi historinë të deformuar, edhe brezi post komunist të ndjekë të njëjtën mënyrë të mësuarit të historisë? A duhet ndonjë vepër e financuar nga fonde europiane të përfaqesojë një histori të retushuar?/A.ZH-dritare.net