Një udhëtim në historinë e turizmit shqiptar, ministri Gonxhja publikon videon speciale
Sunday 27 September 2026, 11:11
Dritare.net

Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, ka përcjellë një urim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, duke vënë në fokus historinë, kulturën dhe traditën e mikpritjes shqiptare.
Krahas mesazhit të tij, ministri ka publikuar edhe një video që sjell në vëmendje historinë e turizmit shqiptar ndër dekada, duke pasqyruar mënyrën se si Shqipëria ka mikpritur dhe mirëpritur ndër vite udhëtarët dhe vizitorët.
“Çdo epokë ka lënë gjurmën e saj në mënyrën se si Shqipëria ka mikpritur udhëtarët. Sepse turizmi nuk është vetëm të vizitosh një vend. Është të njohësh historinë, kulturën dhe traditën e mikpritjes së tij.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Turizmit!”, shkruan ministri./L.F-dritare.net