Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga

Një operacion i gjerë antidrogë është finalizuar në Tiranë pas katër muajsh hetime, duke çuar në identifikimin e 52 personave që dyshohet se ishin të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Operacioni, i koduar “Shkolla të Pastra”, u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Sipas policisë, 31 masa sigurie “Arrest në burg” u ekzekutuan gjatë operacionit, ndërsa 7 persona të tjerë ishin arrestuar gjatë fazës hetimore. Ndërkohë, 14 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Hetimet kanë dokumentuar, sipas policisë, raste të shpërndarjes së drogës pranë disa institucioneve arsimore në kryeqytet, përfshirë gjimnazet “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali” dhe “Çajupi”, si dhe Gjimnazin Profesional Ekonomik.

Pamjet e siguruara nga policia tregojnë persona që, sipas hetimeve, afroheshin pranë shkollave me monopatina për të dorëzuar dozat e lëndëve narkotike. Në raste të tjera, shpërndarja dyshohet se kryhej duke përdorur taksi dhe shërbime delivery, me qëllim shmangien e vëmendjes së policisë.

Mes personave të arrestuar është edhe Ferit Xhani, i njohur si “Luzi”, të cilin policia e konsideron si furnizues të grupit. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet, ai ka precedentë penalë të mëparshëm.

Në pranga ka përfunduar edhe ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Engrid Henaj. Sipas materialit të publikuar nga policia, Henaj ishte përjashtuar më herët nga radhët e Policisë së Shtetit pas arrestimit nën dyshimin për vjedhje.

Gjatë hetimeve dhe operacionit janë sekuestruar 1 kilogram e 75 gramë heroinë, 1 kilogram e 265 gramë kokainë dhe 685 gramë Cannabis Sativa. Gjithashtu janë sekuestruar një pistoletë, 90 fishekë, dy peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Policia deklaron se hetimet vijojnë për kapjen e 14 personave të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Emrat e të arrestuarve
Genti Jaupi
Endrit Balla
Eduart Oleff
Bledar Kasa
Erlind Vlashi
Denis Shoti
Armando Koçi
Ernest Hamollari
Janaq Nakuçi
Shpëtim Çiçiku
Engrid Henaj
Enis Maliqaj
Franci Papajani
Klement Metallari
Ram Tafaj
Klajdi Malaj
Isuf Dine
Ferit Xhani
Bestar Malaj
Igli Avxhi
Arnold Lila
Sefer Allushi
Elton Tola
Arbias Prenga
Vilson Mete
Durim Matja
Eljado Prendaj
Armando Kuqi
Taulant Alstafa
Volf Ramadani
7 personat e arrestuar më herët
Ksainel Caka
Gezim Muhameti
Zhuljan Prenci
Erald Tafani
Darlin Shahinas
Donaldo Frate
Marin Tabaku