Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Një histori londineze, stili dhe suksesi

Një histori londineze, stili dhe suksesi
Në renditjen e sipërmarrësve më të suksesshëm është e zakonshme që të lexosh vetëm emra meshkujsh

që janë të prirur të kenë të ardhura më të larta se kolegët e tyre në biznes.

Dritare.net ju sjell historinë e Debbie Williamson, e cila bashkë me ish drejtorin dixhital të gazetës

Telegraph, Brian Harrison, hapën biznesin e tyre online të mobiljeve “Swoon”.

Një grua me shumë pasion, Williamson e frymëzuar nga mobiljet e ekspozuara në revista të ndryshme,

por e zhgënjyer nga cmimet që mbate cdo moblije përbri, i dhanë asaj një ide perfekte për biznesin e saj.

Të etur për biznes, me pasionin e madh të Williamson për mobileritë, në bashkpunim me Harrison

gjetën terrenin bosh në tregun e mobiljeve online.

Williamson përvecse ishte e para që kishte idenë e biznesit, por edhe hapat e parë drejt kësaj rruge i nisi

e vetme, më vonë ishte Harrison që ju bashkua idesë dhe pasionit të saj, informon dritare.net

Ajo vizitoi shumë shtete, në cilat bëri disa kërkime dhe takime me furnizues të shumtë nga të cilët ajo

përzgjodhi më të mirët, të vecantët. “Nga 500 furnizues që kemi takuar, kemi përzgjedhur vetëm 20 nga

ato” thotë Williamson.

Në vitin 2012 nisi fluturimin e parë drejt Indisë për gjetjen e furnizuesve dhe po nga India ajo u largua

pasi kishte gjetur furnizuesin për të krijuar karriget e saj.

“Swoon” lindi me përfundimin e karrigeve të para të ideuara nga vetë Williamson që u realizuan nga

furnizuesi më i mirë pas shumë kërkimeve.

Ndërkohë që kërkimet nuk ndalonin, stafi i Swoon po rritej, gjetja e rradhës ishte furnizuesi i kolltukut

francez.

Williamson kishte ardhur në treg me ide të reja, ajo nuk donte të kishte një biznes që mund ta shohësh

rëndom, ajo kërkonte nga furnizuesit produkte me cmime të përballueshme për klientët e tyre

potencialë.

Pasi kaluan themelimin e Swoon me një investim nga 10,000 £ secili, dy sipërmarrësit e panë të

mjaftueshëm edhe realizimin e kolltukut gri francez, i cili ishte me shumë merak për Williamson, dhe e

quajtën Lille, informon dritare.net

Swoon tani shet 1,200 artikuj duke filluar nga divanet në stools bar, nga 20 furnizuesit e gjetur në Indi.

Me 100 punonjës të shpërndarë në zyrat e tyre, në 3 shtete Londër, Indi dhe Vietnam Swoon kap

shumën vjetore prej 20 milion £, informon dritare.net

“Edhe pse me një staf relativisht të lartë dhe përfitime jo të ulëta ka qenë e vështirë të arrihej këtu ku

jemi” theksojnë të dy sipërmarrësit.

Kemi marrë shumë vendime të gabuara dhe kemi hasur shumë probleme përgjatë rrugës, madje vetëm

bazat, si hapja e llogarive bankare tregtare dhe gjetja e njerëzve për të përpunuar transaksionet online,

gjë që padyshim është një pjesë e madhe për ne; thotë ai.

Qëllimi i ofrimit të produkteve cilësore me çmime të përballueshme do të thotë të jesh një biznes në

internet që nga fillimi. Zonja Williamson shpjegon: Ne donim të përqendroheshim në pjesë të

deklaratave që me të vërtetë e transformuan dhe e ngritën arredimin e një banese, në vend që të kishin

koleksione të veçanta. Gjithashtu donim të ishim të guximshëm me cilësi dhe dizajnim.

Pas shitjeve të tyre të para, biznesi filloi të shtonte më shumë furnizues nga e gjithë bota, me dy ose tre

më shumë në 18 muajt e ardhshëm, dhe pastaj duke shtuar edhe për pesë vjetët e tjera, informon

dritare.net

Isha aq e obsesionuar me botën e brendshme, kështu që kisha njohuri të gjerë sa i përket

tendencave, thotë zonja Williamson.

Sot koncepti është më i nxitur nga të dhënat. Modeli i biznesit i Swoon përfshin hedhjen e një dizajni të

ri çdo ditë për të vlerësuar tregun në rritje. ;Nuk ka asnjë magazinë për të mbushur dyqanin tonë në

internet me produkte që njerëzit nuk duan, prandaj ne prodhojmë sasi të kufizuara të produkteve të reja

për të testuar kërkesën për to, thotë Harrison.

“Swoon” sipërmarrje e themeluar nga Williamson dhe Harrison, u financua prej 20 milionë £ , me lejen e

tyre nga Octopus Ventures, një firmë investimi. Financim i cili lejoi që Swoon të rritet në punonjës duke

shtuar kështu linjat e tyre të prodhimit,informon dritare.net

Është më shumë një përvojë e të mësuarit për ne, që të sjellim njerëz që nuk kanë domosdoshmërisht

një sfond të shitjes me pakicë të shtëpive dhe mobiljeve, pasi ato kanë mënyra të ndryshme të të

menduarit, thotë zonja Williamson.

Disa nga ekipet e Swoon të projektimit vijnë nga “studio boutique” që kanë projektuar hotele dhe

restorante, gjë që i jep një perspektivë të ndryshme se “kush” po “bën” “çfarë” dhe ku gjenden

tendencat e fundit, informon dritare.net

Swoon është një biznes online, por që nuk ka të kufizuar as partneritetet me kompani të tjera.

Partneritet tjetër Swoon ka bërë me Debenhams në qendrat tregtare të Westfield në Londër për të

shfaqur disa nga sferat e saj.

Me ide të vecanta, jo uniforme, dhe më e rëndësishmja me cmime të përballueshme për kientët e tyre,

dy pronarët e Swoon po planifikojnë hapjen e dyqane të tjera në qytete të ndryshme të Britanisë së

Madhe, në përpjekje për të fituar klientë të rinj, duke ndihmuar kështu të ardhmen për të qenë një

biznes ndërkombëtar./Përshtati nga BBC, Artjola Cani/-dritare.net