Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, Rama: Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do i merrni ju!

1782973455_edirama.jfif

Nga dita e djeshme ka nisur shpërndarja e bonusit të verës prej 5 mijë lekësh të reja për pensionistët.


Gjatë një takimi me pensionistët, kryeministri Edi Rama tha se të ardhurat e siguruara nga rritja e çmimit të naftës për shkak të luftës në Iran (përmes taksave) do u kalojnë pensionistëve.


“Ju kujtohet që vitin e shkuar thanë po e japin bonusin për fushatë. Këtë vit s’kemi fushatë. Bonusi s’ka lidhje me asgjë tjetër, veçse me vëmendjen që ju kemi premtuar. I është shtuar buxhetit fitimet nga të ardhurat prej çmimit të naftës, nuk është mbajtur në buxhet, por është pjesë e bonusit që do marrin pensionistët që nga sot. Të gjitha të ardhurat që erdhën nga rritja e çmimit të naftës nga lufta, do t’i merrni ju. Nuk janë vetëm pensionistët, por edhe personat me aftësi të kufizuar, të cilët prej kohësh prisnin këtë që ne bëmë, dyfishimin e ndihmës per personat me aftësi të kufizuara. Janë fëmijët me aftësi të veçanta, u mor vendimi dhe fillon tani dyfishimi i ndihmës. Është vendosur që sigurimet e kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuara do i paguajë shteti”, tha mes të tjerash kryeministri Rama./dritare.net