Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ngjyrat e kryeqytetit, media izraelite shkruan për Tiranën

Ngjyrat e kryeqytetit, media izraelite shkruan për Tiranën

Tirana, prej kohësh tanimë tërheq vëmendjen e gazetarëve të huaj për gjallërinë që ka por edhe për ngjyrat e shumta me të cilat janë lyer pallatet e kreqytetit tonë.

Së fundmi një ndër mediat më të mëdha izraelite “Haaretz” ka shkruar për Tiranën.

Në median izraelite vihet theksi tek ngjyrat e forta që i japin një pamje tjetër kryeqytetit.

“Një nga projektet më të famshme në këtë kontekst është iniciativa e Edi Ramës, tani kryeministër i Shqipërisë dhe njëherësh piktor, i cili gjatë detyrës së tij si kryebashkiak i Tiranës urdhëroi ngjyrimin e të gjitha ndërtesave të qytetit me ngjyra të forta”, shkruan gazeta izraelite, duke ilustruar shkrimin edhe me foto./ I.M-Dritare.net