Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarri te Kika /Momenti kur zjarrfikëset shpëtojnë fëmijën 3 vjec! Video

Zjarri te Kika /Momenti kur zjarrfikëset shpëtojnë

Një garazh i pallatave te Kompleksi Kika 1 pranë Komunës së Parisit në Tiranë ka marrë flakë ndërsa tymi i madh ka përfshirë të gjithë kompleksin. Familjet janë bllokuar në apartamentet e tyre, sipas burimeve nga vendngjarja për Dritare.net.

Ky është momenti kur zjarrëfikëset arrijnë të nxjerrin një fëmijë tre vjeç nga katet e sipërme të pallatit 8 katësh.

Ngjarja!

Pranë Komunës së Parisit, ka rënë zjarr në parkimin e kompleksit të pallateve Kika 1. Flakët kanë përfshirë makinat, kabllot duke u përhapur më tej edhe mbi garazhet, në apartamentet lart.

Flakët janë vënë nën kontroll nga policia por e gjithë zonë është pushtuar nga tymi i madh, si pasojë e zjarrit.

Njoftimi zyrtar i policisë:

“Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhin e një pallati 8-katësh.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./L.F-dritare.net