Zjarr në një fabrikë në Tiranë, humb jetën 64-vjeçari
E Martë 1 Dhjetor 2020, 18:06
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, ku si pasojë e djegies së një fabrike ka humbur jetën një 64-vjeçar. Zjarri ra në një vendrojë të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M. Dyshohet se viktima strehohej në vendrojën kur ra zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./K.C/dritare.net