
Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan triumfon në zonat e goditura nga tërmeti
Dritare.net
Rexhep Tajip Erdogan dhe Kemal Kiliçdaroglu, po përgatiten për raundin e dytë të zgjedhjeve të 28 majit, pasi asnjëri nuk arriti të marrë më shumë se 50% të votave në përballjen e djeshme. Erdogan ia doli t'i mbajë bastionet e tij në zonat e goditura nga tërmeti, pavarësisht zemërimit të qytetarëve pas tërmeteve të 6 shkurtit dhe fajit që ia lanë qeverisë. Në veçanti, në provincën e Kahramanmaras, e cila u godit shumë rëndë nga tërmeti, Erdogan shënoi një normë prej 71.88%, në ndryshim nga Kilicdaroglu që regjistroi 22.20%.
Në rajonin Osmaniye, mbështetja e Erdoganit është 62.31% kundrejt 30.74% të Kilicdaroglu.
Në provincën Hatay, epërsia e Erdoganit është margjinale me 48.07% kundrejt Kilicdaroglu 48.03%.
Tërmeti vdekjeprurës në Turqi u mori jetën e rreth 50 mijë njerëzve. Pjesëmarrja në zgjedhje arriti në 88.92% në qendrat e votimit të ngritura brenda Turqisë, ndërsa pjesëmarrja për turqit që votuan jashtë arriti në 52.69%./K.C/dritare.net

















