Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zelensky: Bisedimet me Trump, nuk janë të mjaftueshme për të krijuar një plan për paqen

Zelensky: Bisedimet me Trump, nuk janë të mjaftueshme për të

Volodymyr Zelensky thotë se diskutimet e mëparshme me presidentin e SHBA-së, Donald Trump nuk janë të mjaftueshme për të krijuar një plan për paqen.

Ai thotë se sinjalet që vijnë nga Amerika janë "të forta", megjithëse "të ndryshme", duke shtuar se duhet të ketë bisedime të mëtejshme me nënpresidentin amerikan JD Vance. Dyshja pritet të takohen sot.

Pak minuta pasi mbërriti në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Zelensky menjëherë trajtoi pyetjet mbi të ardhmen e vendit të tij, duke thënë se Ukraina dëshiron të jetë në NATO dhe se nuk do t'i njohë territoret e pushtuara si ruse.

"Ne kurrë nuk do t'i njohim territoret e pushtuara si ruse. Ne duam të jemi në NATO, po. Ne i besojmë garancive të sigurisë së NATO-s. Unë mendoj se ky është opsioni më i lirë për të gjithë.", tha Zelensky, duke shtuar se Evropa do të duhet të bashkohet rreth Ukrainës për të mbrojtur veten.

Lideri ukrainas përsërit pretendimin e tij se Rusia kreu një sulm shumë të rrezikshëm në centralin bërthamor të Çernobilit gjatë natës, gjë që Kremlini e mohon.

Një dron fluturoi shumë poshtë për t'u zbuluar nga radarët, thotë ai, duke shtuar se sulmi ishte planifikuar qëllimisht që të përkonte me fillimin e konferencës së Mynihut. "Putini definitivisht nuk do paqe.", thotë ai.

Zelensky pretendon se inteligjenca tregon se Rusia po përgatitet për një luftë kundër NATO-s vitin e ardhshëm. Në bisedimet e ardhshme me nënpresidentin amerikan JD Vance, Zelensky thotë: "Ka disa vendime që mund të jenë vetëm në nivelin e presidentëve."/K.C/dritare.net