
Zbulohen porositë e Ramës: Si do të mobilizohen socialistët për Tiranën
Dritare.net
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur një takim koordinues me deputetët dhe ministrat në funksion të zgjedhjeve të 9 nëntorit në Tiranë dhe pesë bashki të tjera. Nga ky takim, Rama ka dhënë udhëzime dhe porosi për procesin zgjedhor, ku në kryeqytet PS do të garojë me Ogerta Manastirliun, ndërsa fushatën do ta drejtojë zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila do të udhëheqë gjithashtu edhe fushatën në Mat.
Takimi shërbeu për ndarjen e skuadrave që do të punojnë në çdo njësi të Tiranës:
Njësia 2: Olta Xhaçka, Arben Pellumbi, Blendi Klosi
Njësia 3: Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj
Njësia 4: Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi
Njësia 5: Erion Braçe, Niko Peleshi, Taulant Balla
Njësia 6: Blendi Gonxhe, Ceno Klosi
Njësia 7: Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja
Njësia 8: Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi
Njësia 9: Mimi Kodheli, Besfort Lamallari
Njësia 10: Fatmir Xhafaj, Ermal Elezi
Njësia 11: Albana Koçiu, Erion Malaj, Rakip Suli
Zona rurale: Xhemal Qefalia dhe Ornaldo Rakipi
Njësia 13 (Farkë): Anila Denaj, Sofjan Jaupaj.
Ndërsa Xhemal Qefalia do të mbulojë bastionin e tij në zonën e Dajtit, Taulant Balla dhe Niko Peleshi do të përforcojnë Njësinë 5 pranë Erion Braçes, ndërsa ministri Fatmir Xhafaj do të angazhohet në Njësinë 10. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, së bashku me Eduard Shalsin, dhe drejtuesi politik i Lezhës, Ulsi Manja, janë gjithashtu pjesë e skuadrës së Tiranës./K.C/dritare.net

















