
Fotot nga ngjarja! Çfarë duhet të dini për sulmin terrorist në Manchester!
Dritare.net
Dy persona, hebrenj kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm me makinë dhe thikë pranë Sinagogës Heaton Park Hebrew Congregation në Manchester. Ngjarja ndodhi gjatë Yom Kippur, dita më e shenjtë në kalendarin hebre, dhe po trajtohet si një incident terrorist nga autoritetet.
Sulmuesi drejtoi makinën drejt besimtarëve jashtë sinagogës dhe më pas nisi sulmin me thikë, duke u përpjekur të hynte në ndërtesë. Policia mbërriti brenda shtatë minutash dhe e qëlloi për vdekje sulmuesin, i cili kishte një jelek që dukej si pajisje shpërthyese, por më vonë u konfirmua se nuk ishte funksionale.
Pjesëmarrësit dhe stafi i sinagogës treguan guxim të jashtëzakonshëm, duke ndaluar sulmuesin të hynte brenda ndërtesës dhe duke ndihmuar në shmangien e një tragjedie më të madhe.
Katër të plagosurit ndodhen në spital me lëndime serioze, përfshirë edhe një roje sigurie. Policia ka bërë dy arrestime dhe po vazhdon hetimet për të identifikuar plotësisht rrethanat e sulmit dhe lidhjet e mundshme të tij.
Policia ka bërë dy arrestime dhe beson se e njeh identitetin e sulmuesit, por nuk e ka konfirmuar për arsye sigurie. Kryeministri Keir Starmer dhe liderë të tjerë politikë dënuan sulmin dhe shpallën masa shtesë sigurie në sinagogat e vendit.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në komunitetin hebre dhe në publikun britanik, ndërsa hetimet vazhdojnë./K.C/dritare.net

















