Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetarja: Pse nuk dal më në debat me Ramën!

Gazetarja: Pse nuk dal më në debat me Ramën!

E ftuar në Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv Fatjona Medini bëri një deklaratë të fortë dhe personale gjatë intervistës, duke njoftuar vendimin e saj për të mos marrë më pjesë në debate televizive me Kryeministrin Edi Rama.
'Hera e fundit ka qenë një përplasje shumë e ashpër. Kam vendosur që nuk do t'i përgjigjem më ftesave për t'u përballur me të,' deklaroi ajo.
Arsyeja, sipas saj, nuk është dorëzim, por bindja se këto debate nuk i shërbejnë më publikut.


'Kryeministri në vend që të merret me pyetjet, merret me ty personalisht. Në këtë kuadër, nuk ka më kuptim,' shpjegoi ajo, duke shtuar se pyetjet që ajo bën janë pyetjet e publikut për dinjitetin, pensionet dhe të ardhmen.
'Kurrë në jetën time nuk jam paguar nga asnjë institucion publik shqiptar,' theksoi ajo për të treguar pavarësinë e saj.
Megjithatë, ajo nuk e sheh problemin vetëm te qeveria. Jetëgjatësinë e Ramës në pushtet ajo e lidh drejtpërdrejt me dështimin e opozitës.
'Opozita në Shqipëri ka humbur busullën, pa asnjë lloj dyshimi,' tha ajo.
Duke kritikuar faktin që Partia Demokratike drejtohet nga e njëjta lidership që nga viti 1992, Medini argumenton se ajo është kthyer në një parti të ngurtë, të paaftë për t'u reformuar dhe për të ofruar një alternativë reale. 'Rama qëndron gjatë sepse nga ana tjetër nuk po del një alternativë që t'ia shkurtojë kohën në pushtet,' përfundoi ajo./E.P-dritare.net