Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Miratohen tarifat për tunelin e Llogorasë. Ja kush përjashtohet nga pagesa!

Miratohen tarifat për tunelin e Llogorasë. Ja kush përjashtohet

Nga sot kanë hyrë në fuqi tarifat për përdorimin e tunelit të Llogorasë, vendim i formalizuar përmes një udhëzimi të përbashkët të nënshkruara nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe ministri i Financave, Petrit Malaj.

Tarifat janë të ndara në pesë kategori automjetesh:

100 Lekë për motoçikleta;
250 Lekë për makina të lehta;
500 Lekë për makina me rimorkio;
1,000 Lekë për furgonë dhe minibusë;
5,000 Lekë për automjete të rënda, autobusë dhe kamionë.
Përdoruesit e rregullt mund të përfitojnë tarifa me parapagim pas 6 muajve.

Përjashtohen nga pagesa policia, autoambulancat, zjarrfikësit, mjetet ushtarake dhe të NATO-s, punonjësit e ARRSH-së dhe personat me status invalidi për përdorim personal. Udhëzimi ndalon gjithashtu përdorimin e tunelit nga mjetet që transportojnë mallra të rrezikshme./K.C/dritare.net