Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbulimi historik në Lin merr vëmendje ndërkombëtare, Rama: 8 mijë vjet më parë jetonin këtu

Zbulimi historik në Lin merr vëmendje ndërkombëtare, Rama: 8

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në Evropë, që ka marrë vëmendje të gjerë ndërkombëtare. Duke cituar një reportazh të fundit të BBC, Rama shkruan se arkeologët kanë zbuluar në brigjet shqiptare të Liqenit të Ohrit atë që besohet të jetë vendbanimi më i vjetër liqenor në Evropë.

“Dëshmitë tregojnë se një komunitet i organizuar gjuetarësh dhe bujqish ka jetuar aty deri në 8,000 vjet më parë”, shkruan kryeministri, duke theksuar rëndësinë e këtij zbulimi për historinë dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.

Postimi i Ramës!

"Arkeologët kanë zbuluar atë që besohet të jetë vendbanimi më i vjetër liqenor në Europë, në brigjet e Liqenit të Ohrit në Shqipëri
Dëshmitë tregojnë se një komunitet i organizuar gjuetarësh dhe bujqish ka jetuar aty deri në 8,000 vjet më parë.", sipas rrjetit mediatik BBC në një reportazh të fundit të saj.

Zbulimi historik në Lin merr vëmendje ndërkombëtare, Rama: 8
Grupi i arkeologëve shqiptarë dhe zviceranë të intervistuar thonë se po vijojnë të punojnë çdo ditë mbi këtë zbulim, duke u zhytur në 3 metra thellësi, dhe se deri më tani nuk është zbuluar as 1% e asaj që mendohet të ketë qenë pjesë e këtij vendbanimi të hershëm, ku janë gjetur mostra druri, kockash, qeramike dhe materialesh të tjera.", shkruan Rama.

Në reportazhin e BBC-së theksohet se një ekip arkeologësh shqiptarë dhe zviceranë po punojnë çdo ditë në këtë sit, duke u zhytur në thellësi prej tre metrash në liqen. Deri tani është zbuluar më pak se 1% e vendbanimit të hershëm, ndërsa janë gjetur fragmente druri, kockash, qeramike dhe materiale të tjera që ofrojnë një pasqyrë të çmuar mbi jetën e hershme njerëzore në rajon.

Zbulimi historik në Lin merr vëmendje ndërkombëtare, Rama: 8

Dritare TV i ka kushtuar një dokumentar këtij zbulimi të jashtëzakonshëm në maj të vitit 2024, ku Adrian Anastasi, arkeologu nënujor dhe drejtuesi i projektit shqiptaro-zviceran LIN 3, tregoi për gazetaren Rudina Xhunga se si në një periudhë 4-vjecare arritën të gjenin provat dhe të vërtetonin shkencërisht, që vendbanimi më i vjetër në Europë, ndodhet në Pogradec. Dokumentarin mund ta ndiqni në linkun më poshtë!

Ky zbulim vjen si një dëshmi e rëndësishme për historinë e lashtë të rajonit dhe konfirmon Shqipërinë si një nga qendrat më të hershme të civilizimit liqenor në Evropë./K.C/dritare.net