Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Vritet efektivi i FNSH në Lezhë

Foto/ Vritet efektivi i FNSH në Lezhë

Një efektiv policie është gjetur i vdekur në makinë. Xhulio Prela, 26 vjeç ishte pjesë e FNSH-së së Shkodrës. Policia njofton se 26-vjeçari është vrarë me armë. Dikush mori në telefon policinë, ku lajmëroi se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet kishte humb kontrollin dhe kishte dalë nga rruga.

Pas kësaj policia dhe ekspertët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e vrasjes së efektivit.

Foto/ Vritet efektivi i FNSH në Lezhë

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen./K.C/dritare.net