Vizita në Korenë e Jugut, Rama takim me kryeministrin, Kim Min-seok!
Dritare.net
Kreu i qeverisë Edi Rama ka vizituar këtë të mërkurë Kim Min-seok, kryeministrin e Koresë së Jugut. Mediat shtetërore raportojnë se në qendër të diskutimeve mes dy liderëve ishte forcimi i marrëdhënive mes dy vendeve.
Kryeministri Kim nënvizoi se pret të zgjerojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Shqipërinë, duke vënë në dukje se vendi ynë ka emëruar atë që njihet si "ministri i parë i inteligjencës artificiale (IA)" në botë 'Diella'. Ai shtoi se Koreja i kushton shumë rëndësi IA-s dhe teknologjive të nivelit të lartë.
Ndërkohë Rama theksoi se Koreja është një burim frymëzimi për Shqipërinë për sa i përket zhvillimit kombëtar dhe të dy vendet kanë shumë ngjashmëri, pasi kanë kapërcyer vështirësitë dhe kanë arritur zhvillim ekonomik dhe demokraci, edhe pse janë shumë larg gjeografikisht.
Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria është e interesuar në forcimin e bashkëpunimit në fushat e tregtisë, investimeve dhe inteligjencës artificiale. Kjo është vizita e dytë e Ramës në Seul, e para ka qenë në vitin 2002 kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.