Nga Elbasani në Vlorë, sot etapa e tretë e Turit Çiklistik! Ja kur bllokohen rrugët!
E Mërkurë 20 Maj 2026, 08:08
Dritare.net

Këtë të mërkurë do të zhvillohet etapa e tretë e ‘Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026’.
Çiklistët pjesëmarrës do të nisen nga Elbasani në orën 12:00 dhe do të përfundojnë garën e tyre në qytetin e Vlorës.
Një ditë më parë u mbajt etapa e dytë, ku fitues doli Samuel Fedor. Çiklistët përshkruan rrugën Lezhë-Elbasan 149.9 km e gjatë.
Etapa III-data 20.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.