Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vizita e Mitsotakis/ Berisha: Himara nuk është minoritet

Vizita e Mitsotakis/ Berisha: Himara nuk është minoritet

Sali Berisha në një dalje për mediat sot komentoi për vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë. Berisha tha se Himara nuk është minoritet.
“Së pari, kryeministri i Greqisë, i një vendi partner, mik, mund të vizitojë çdo zonë të Shqipërisë, qoftë si zyrtar, qoftë si qytetar privat. Këtu duhet të jemi të çliruar nga çdo kompleks. Mund të vizitojë Himarën dhe çdo zonë tjetër. Por, zhurma se Himara është minoritet është absurditeti më i madh historik. Askush më shumë se himariotët nuk janë larim në gjak për identitetin e tyre kombëtar shqiptar.

Himara ka një realitet të pamohueshëm, se një pjesë e fshatrave flasin edhe shqip edhe greqisht. Qyteti, si çdo port, është i miksuar, shqiptarë kryesisht, por edhe grekë, venecianë. Por këto, as gjuha, as mikstura, nuk e bëjnë Himarën gjë tjetër përveçse bastion i shqiptarizmës”, tha Berisha./L.F-dritare.net