
Video/ Rama lajmëron me tritol fundin e ndërtimeve pa leje
E Hënë 11 Gusht 2025, 09:09
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga aksionet kundër ndërtimeve pa leje. Në video shihet një ndërtesë gjigante që shembet me tritol.
Ai theksoi se këto ndërhyrje synojnë mbrojtjen e hapësirave të përbashkëta dhe përfundimin e “kapitullit të fundit” të betejës ndaj shkeljeve në ndërtim.
"MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë.", shkruan Rama./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















