Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama poston videon: Zjarrvënien duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal

Rama poston videon: Zjarrvënien duhet ta barazojmë me vrasjen në

Kryeministri Edi Rama ka dënuar ashpër zjarrvëniet e qëllimshme që po shkaktojnë dëme të mëdha në Shqipëri. Në një reagim të fundit, ai tha se ndezja e zjarrit me qëllim nuk është vetëm një krim, por edhe një tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.

“Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore,” shkruan Rama, duke theksuar se Policia e Shtetit është në terren për të ndjekur penalisht këdo që “luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët”.

Në kohën kur flakët po sfidojnë të gjitha vendet e Mesdheut për shkak të ngrohjes globale, kryeministri paralajmëroi se zjarrvënia me dashje do të duhet të trajtohet si vrasje në Kodin Penal.

"Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.

Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore.
Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët. Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal.", shkruan Rama./K/C/dritare.net